“Vrasja e Trump dhe fundi i Botës”, parashikimi i radhës së kolumbianes që parashikoi tërmete dhe vdekjen e të famshmëve

Parashikuesja e vdekjes së këngëtarit të famshëm meksikan, tërmeteve në Kili dhe Haiti ka bërë një tjetër parashikim i cili do të tronditë SHBA-të.

Deseret Tavares, thotë se gjashtë qytete amerikane do të shkatërrohen në një sulm bërthamor, raportojnë mediat vendase.

“Ne do të bombardohemi në tokën amerikane. Qyteti im, Los Angeles, do të shkatërrohet… ” ishte një nga parashikimet që kjo grua, e lindur në Guateque (Boyacá), ia besoi programit ”Los Informates”.

“Armët bërthamore do të jenë në Shtetet e Bashkuara … ne do të kemi 6 qytete që do të shkatërrohen, kimikisht”, tha Tavares.

Lexo edhe:  A e dini çfarë bëjnë delfinët përpara pasqyrës? (Video)

Tavares u bë e famshme pasi parashikoi tërmetet në Kili dhe Haiti në vitin 2010, vdekjen e disa prej personazheve të famshëm si ajo e këngëtarit meksikan Juan Gabriel , gjithashtu parashikoi fatkeqësitë natyrore në Kolumbi dhe në Amerikën Qendrore.

Ajo pati parashikuar që Donald Trump do të arrinte presidencën e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht nga fakti se sondazhet dhe shtypi do të favorizonin Hillary Clinton.

Ajo është këshilltarja e të famshmëve si Steven Spielberg, James Cameron, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

E siç thuhet më tej, plot 1,000 dollarë kushton një konsultim me ‘fallxhoren’ Kolumbiane.

Lexo edhe:  13 gjëra që me siguri nuk i keni ditur për Gjibraltarin

Ajo që Deseret Tavares sheh në vitet e ardhshme është shkatërrimi dhe vdekja. Ajo madje parashikon dhe vdekjen e saj.

Tavasres i tha gazetares Laura Gamba të Los Informantes se Donald Trump nuk do t’i japë fund mandatit të tij presidencial, sepse e pret një fat i tragjik:

“Trump nuk i jep fund presidencës së tij … Unë pashë se në dy vitet e para të presidencës së tij ai do të vritet nga një amerikan”.

Ajo gjithashtu thotë se sulmet terroriste nuk do të ndalen dhe se Ura e Bruklinit në Nju Jork do të shkatërrohet.

Lexo edhe:  Kullat në Dubai sfidojnë retë (Foto)

Ndërsa parashikimet e saj sportive nuk janë pranuar plotësisht, ajo beson se Kolumbia do të kualifikohet për Kupën Botërore, por nuk do të kalojë raundin e dytë, sipas Los Informantes. /Panorama/

Lexoni edhe: