Vetëvendosje me kampanjë të re për fushatën në Pejë

Pas prezantimit të 26 zotimeve, nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka filluar një kampanjë më ndryshe në qytetin e Pejës “Zgate dorën për Pejën”.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje, në sheshin e qytetit kanë shpërndarë këto zotime duke i zgjatur dorën qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit ka mbledhur rreth 10 mijë vota në këtë komunë dhe konsiderohet pretendente serioze për qeverisjen e Pejës në 4 vitet e ardhshme.

Kampanja “Zgate dorën për Pejën” do të zgjasë deri me 22 tetor, kur do të votohet për qeverisjen 4 vjeçare të Komunës së Pejës.

Lexo edhe:  Jahjaga merr pjesë në Shkollën Verore në Universitetin e Prishtinës

Bashkim Nurboja është ekonomist dhe profesor universitar me doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Lubjanës dhe Master nga Universiteti i Staffordshire në Angli dhe këtë vit garon për kryetar të Pejës nga lëvizja Vetëvendosje!

Për ta shikuar kampanjën “Zgate dorën për Pejën” klikoni në videon mëposhtë.

Zgate dorën për Pejën

Përgjatë 10 ditëve të ardhshme do t'ju zgjasim dorën sa më shumë qytetarëve me mendje e me zemër për Pejën.#zgatedorenperPejen

Posted by Bashkim Nurboja on Wednesday, 11 October 2017

Lexoni edhe: