Turqia kritikohet ashpër në raportin e Komisionit Evropian

“Turqia ka shënuar hapa prapa në disa fusha”, – thuhet në raportin vjetor që publikoi të martën Komisioni Europian.

Kjo është kritika më e ashpër ndaj përpjekjeve të Ankarasë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Raporti gjithashtu përjashtoi ndonjë përparim që mund të bëhet për pranimin e Turqisë në situatën e tanishme.
“Kam frikë se vendi është duke shënuar hapa të mëdhenj larg Bashkimit Europian”, – tha Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në një konferencë shtypi. “Komisioni i ka bërë vazhdimisht thirrje Turqisë ta ndryshojë këtë prirje, si një përparësi të sajën dhe ka bërë rekomandim shumë të qartë për këtë çështje në raportin e sotëm”, – tha Hahn.

Lexo edhe:  Erdogan “sfidon” Gjermaninë: Nuk është aq e fortë sa për të na trembur

Komisioni Europian publikoi raportin e përvitshëm për të gjitha vendet që kanë aplikuar për anëtarësim në BE dhe i ka përqëndruar gjetjet e tij tek të drejtat e njeriut dhe tek ekonomia.

Përfundimet e këtij viti konsiderohen si me më tepër kritika ndaj përpjekjeve disa dekadëshe të Ankarasë për t’u anëtarësuar në organizatë. Në raport Turqia kritikohet në veçanti në fusha si drejtësia, reformat në administratën publike, të drejtat themelore dhe e drejta e shprehjes.

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që nga viti 2016, kur dështoi një grusht shteti. Dhjetra mijëra njerëz janë arrestuar dhe qindra mijëra të tjerë janë pushuar nga puna, si masa kundër organizatorëve të grushtit. Të enjten Parlamenti pritet ta shtyjë edhe me 3 muaj të tjerë gjendjen e jashtëzakonshme, një masë për të cilën qeveria jep argumentin se vendi vazhdon të përballet me rrezikun e komplotuesve.

Lexo edhe:  Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Komisioni Europian i kritikoi me forcë masat shtypëse dhe bëri thirrje që t’i jepet fund sa më parë gjendjes së jashtëzakonshme”. /VoA

Lexoni edhe: