Shpallet fituesi i edicionit të parë, ja kush mori kupën “Virtuozët”

Laura Llozi është fituesja e çmimit të parë të edicionit “Virtuozët”, spektaklit që për plot 10 javë prezantoi para publikut të rinj të talentuar në disa kategori të muzikës klasike. 

7 konkurrentët që mbërritën deri në finale, ua lanë vendin deri në fund tre finalistëve.


Xhoiden Dervishi, fituesi i çmimit të parë të kategorisë Kanto; Eskejda Alkja, fituesja e çmimit të parë të kategorisë Balet dhe Laura Llozi, fituesja e çmimit të parë në kategorinë Instrument, garuan mes tyre deri në fund të mbrëmjes.

Çmimin e parë për Laura Llozin e dha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila kishte ardhur enkas për të përshëndetur natën finale të këtij edicioni.

Finalja e sotme kishte të ftuar të shumtë nga kategori të ndryshme, si balerina Klaudia Pepa, violinisti Piro Gjezi etj.

Lexo edhe:  Bahtiri: Çdo mandat humbas miliona euro nga xhepi im

 

Lexoni edhe: