Selim Pacolli pastron Prishtinën nga mbeturinat

elim Pacolli, kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës i është bashkuar punëtorëve të kompanisë Pastrimi për mbledhjen e mbeturinave nga kontenjerët nëpër qytet.

Pacolli është shndërruar në një prej punëtorëve të pastrimit, për t’iu ndihmuar atyre ta bëjnë punën e tyre, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova. 

Këtë, ai thotë se e ka bërë për ta kuptuar edhe më mirë sakrificën e punëtorëve të këtij shërbimi publik, të cilët bëjnë punë të vështirë vetëm për ta mbajtur qytetin e pastër.

“Dje kam kaluar mëngjesin duke punuar me punëtorët më fisnik, mbledhësit e mbeturinave të qytetit”.

“Këtë e kam bërë sepse unë besoj se një menaxher duhet të dijë saktë se me çka ballafaqohen punëtorët e shërbimeve publike, të shohë nga afër se si funksionon e mirëmbahet qyteti, dhe jo të qëndrojë në zyrën e tij”.

Lexo edhe:  PDK vendos për Skenderaj, Sami Lushtaku garon edhe për një mandat

“Sepse në borë e në shi, dhe me vështirësi të mëdha këta e bëjnë punën e tyre. Prandaj Prishtinës i duhet një menaxher që vepron, jo politikanë që vetëm flasin”.

Ai më tutje ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë sa më afër qytetarëve të Prishtinës, e sidomos afër punëtorëve të shërbimeve publike komunale, të cilët edhe përkundër kushteve dhe rrethanave të vështira nuk e ndalin punën e tyre.

Mbledhja e kontenjerëve të mbeturinave

Një menaxher duhet të sheh nga afër se si funksionon e mirëmbahet qyteti, dhe jo të qëndrojë në zyrën e tij.Prandaj Prishtinës i duhet një menaxher që vepron, jo politikanë që vetëm flasin.

Posted by Selim Pacolli official on Thursday, 12 October 2017

Lexoni edhe: