Samun Pizza

Sot ju sjellim picën, ushqimin e preferuar të të gjithëve, në një mënyrë të re. Pitalka të shijshme të pjekura në furrë me përbërës pice vetëm për kënaqësinë tuaj, me shije!

Përbërësit

1 purri

300 gr kërpudha

1 pitalkë

majonez

djathë parmezan

salcë domatesh

Përgatitja

Copëtojmë purrinin dhe kërpudhat dhe ndajmë pitalkat përgjysmë.

Lyejmë të dyja gjysmat e pitalkës me majonez. Shtojmë djathin parmezan në mënyrë të barabartë mbi pitalkat.

Më pas, shtojmë kërpudhat mbi sipërfaqet e pitalkës. Tek njëra nga pitalkat hedhim purrinin, dhe tek tjetra pershutën.

Lexo edhe:  Rikthim tek boza, kjo pije e atletetëve dhe e vlerave pa fund

Hedhim edhe salcën e domateve mbi të dyja gjysmat e pitalkës. Piqen në temperaturë 200 °C për 15 minuta. Ju bëftë mirë!