Rrëfimi i Dua Lipës për kthimin e saj në Kosovë si fëmijë

Dua Lipa ishte 11-vjeçare kur prindërit e saj e ulën në tavolinën e kuzhinës për t’ia kumtuar lajmin se do të ktheheshin në Kosovë.

Babai i saj, Dukagjin Lipa, kishte diplomuar dhe kishte marrë një ofertë pune në kryeqytetin Prishtinë. Asokohe, këngëtarja ishte në përfundim të shollës fillore.

“Shoqet dhe shokët e mi më të mirë të gjithë do të shkonin në shkolla të ndryshme. Unë u thashë: ‘Unë do të shkoj në Kosovë”, ka treguar 22-vjeçarja për The Guardian.

“Isha e entuziazmuar. Ne gjithmonë flisnim shqip në shtëpi. I kisha kushërinjtë e mi në Kosovë, të cilët nuk i kisha takuar kurrë”, ka rrëfyer Dua rreth emocioneve të saja kur iu kumtua lajmi për t’u kthyer në vendin e origjinës.

Ajo ka treguar se pas arritjes në Prishtinë kishte pasur shumë vështirësi në mësime. “Ata ishin shumë përpara, sa i përket matematikës dhe shkencave. Mora nota të këqija, sidomos në gjashtë muajt e parë. Mund ta flisja gjuhën, por nuk dija ta lexoj dhe shkruaj”, ka vazhduar rrëfimin Dua.

Lexo edhe:  Këtu do t’u drejtohet Haradinaj qytetarëve (Foto)

Mirëpo, në Prishtinë kishte shumëçka që i kishte pëlqyer këngëtares. Njëherësh, pikërisht në kryeqytetin e Kosovës, ajo i kishte marrë hapat e parë në aspektin muzikor, ndërsa kishte marrë pjesë në koncertet e Snoop Dogg dhe Method Man.

Në atë periudhë, krahas hip-hopit, Dua kishte filluar të dëgjonte muzikën e yjeve të muzikës pop, si Pink, Nelly Furtado, Katy Perry e Christina Aguilera, këngët e të cilave provonte t’i këndojë.

Ndërsa kur i mbushi 14 vjet, ajo u ul për një tjetër bisedë me prindërit e saj. Lipa u tha prindërve se dëshironte të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën muzikore dhe ata bënë mirë që e dëgjuan.

Lexo edhe:  Zbulohen detaje të reja rreth sulmuesve të Sokol Zogajt

“E dija se nuk do të isha në gjendje që të arrija sukses në shkallë botërore duke jetuar në Kosovë”, ka thënë Dua.

Lexoni edhe: