Rrahmani me fjalë emocionuese i jep lamtumirën Bunjakit

Amir Rrahmani me anë të një letre e ka falënderuar trajnerin Albert Bunjaki, për punën e bërë këto12 vite në krye të Kosovës

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës thotë se i vjen keq që Bunjaki nuk do të jetë në krye të Kosovës kur do të arrihen sukseset e para, sepse ai vërtetët bëri shumë për këtë skuadër.

Rrahamini po ashtu thotë se falë Bunjakit, Kosova ka ndërtuar një skuadër që mund të përballet me çdo kundërshtarë.

“Kemi kaluar një vit që nga ndeshja e parë kualifikuese, kemi kaluar çdo gjë, gëzime dhe më shumë zhgënjime nga rezultatet. Askush nuk e di se çfarë vështirësish kemi kaluar këtë vit. Imagjinojeni ky ishte viti historik i Kosovës dhe po them për vështirësitë. Por, mund ta mendoni se si kane qenë vështirësitë kur trajneri Albert Bunjaki mori ne dorë Përfaqësuesen para 12 vitesh.

Lexo edhe:  Kosova nuk ka nevojë për numër kaq të madh të burgjeve

Nuk e di si mund ta falënderoj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën. Ka ndërtu një grup lojtaresh të cilët mund t’i përballojnë çdo kundërshtari. Një ditë kur të kualifikohemi në Evropian ose Botëror do e dimë se sa ka punu për ketë Përfaqësuese trajneri jonë.

Me vjen keq qe nuk do jetë më trajner, do doja ta shijonim një sukses të madh bashkë.

Por kështu është futbolli.

Falënderim i madh për trajnerin Albert Bunjaki për të gjitha. Për mua do të jetë një njeri i veçantë në jetën time”, shkruan Rrahmani në Facebook. /Express/

Lexo edhe:  QKRMT i shkruan Presidentit, të dënuarit të njihen rreth kërkesës për falje

 

Lexoni edhe: