Reshitaj: Vitin e ardhshëm nisë autostrada Badoc – Slivovë – Kamenicë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në ceremoninë e nisjes të ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

“Sot në 19 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, simbolit të krenarisë, sakrificës sublime, për liri e pavarësi, po jetësojmë një vepër madhështore që do t’i shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, deklaroi Reshitaj.

Simbolika e kësaj date dhe e këtij vendi, sipas saj, e bën edhe më të veçantë këtë ceremoni.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm ne procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave”, deklaroi ministrja Reshitaj.

Lexo edhe:  Shpat Deda me punë të re (Foto)

Reshitaj në emër të kryeministrit Haradinaj dhe zv/kryeministrit njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, dhe në emër të vetin siguroi qytetarët se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimin e autostradës Badofc-Slivovë-Kamenicë, me të cilën edhe Gollaku do të këtë autorrugën e saj me të cilën qytetarët do të intensifikojnë lidhjet e tyre familjare, shoqërore e ekonomike.

“Duke ndërtuar rrugë, ne ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane”, potencoi ministrja.

Reshitaj bëri edhe homazhe para lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Betejën e Zhegovcit.

Lexo edhe:  Shyhrete Behluli bëhet gjyshe

Lexoni edhe: