Prodekani Mekolli ka parë çfarë ndodhi me profesorët Behluli e Nimani, por refuzon të tregojë

Prodekani i Fakulteteve të Arteve në Prishtinë, Basri Mekolli ka pranuar se sot ka ndodhur një sulm mes profesorësh, pikërisht në zyrën e tij.

Mekolli ishte i pranishëm dhe kishte parë gjithçka çfarë ka ndodhur mes profesorëve, Mehmet Behluli dhe Alban Nimani.

Ndonëse, kishte parë gjithçka, Mekolli refuzon të jap detaje më shumë lidhur me këtë rast.

“Ky rast tashmë është lajmërua në stacionin policor dhe nuk kam çka të deklarohem më tepër”, tha Mekolli për Express.

Sot gjatë ditës, profesori dhe këngëtari Alban Nimani përmes një reagimi në Facebook kishte treguar se u sulmua me grushte nga kolegu i tij, profesor Mehmet Behluli.

Lexo edhe:  Kurti: Kosova nuk është vetëm shtet i kapur, shteti i Kosovës po merret peng

“Nuk e di nuk ka pasur ndonjë arsye, vetëm se jam futur në zyrën e prodekanit kemi pasur një takim, ai ka qenë brenda me prodekanin dhe bërtiti pa asnjë arsye dil jashtë, mbylle derën  në një takim me prodekanin , ai filloi të bërtiste, dil jashtë, unë i thash që nuk ka nevojë me ngrit zërin dhe pastaj sulmoi me grushte “, deklaroi Nimani.

Por krejt këtë incident po e mohon profesori Mehmet Behluli.

“Po rren Albani nuk po di çka me thonë tjetër.  Unë kam qenë në zyre me prodekanin duke bërë një bisedë rreth mbarëvajtjes së mësimit, ai ka dashtë me hy brenda, prodekani i ka thënë të mos hyjë në zyre, unë kam shkua me mbyll derën, ai këtë e ka marrë si sulm. Po bëhet rast i panevojshëmAi ka hyrë me zor në zyre dhe kështu po mbrohet, nuk kam pas ndërmend as me akuzua, ai është frikësua dhe e ka bërë këtë të madhe”, deklaroi profesori Behluli.

Lexo edhe:  Kjo është arsyeja që Finlanda është me e suksesshme se SHBA në edukim

Sulmin e ndodhur në Fakultetin e Arteve në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 

Lexoni edhe: