Nis rinovimi i 12 ndërtesave publike, projekti kushton 2.3 milionë euro

Në kuadër të projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërishme, do të rinovohen 12 ndërtesa publike, projekt ky i cili do të kushtojë 2.3 milionë euro, njofton Klan Kosova.

Ministri iZhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ndër prioritetet kryesore që është caktuar në ministrinë që drejton, është Efiçienca e Energjisë dhe Energjia e Ripërtërishme.

“Ndikimi pozitiv që këto dy fusha kanë në jetën e qytetarëve si dhe në zhvillimin e ekonomik të vendit, kanë bërë që të fillohet hartimi i ligjit për Efiçiencë të Energjisë që duhet të jetë në fuqi për t’i vënë në jetë mekanizmat e caktuar që zhvillojnë këtë sektor. Ligji parasheh edhe formimin e fondit për Efiçiencë të Energjisë, fond shtetëror që i ndihmon këtij sektorit për t’u zhvilluar”, tha Lluka.

Lexo edhe:  Për afër 3 muaj, QKUK-ja fitoi mbi 60 mijë euro nga sistemi i ri i pagesës

Ai shtoi se BE ka ndarë 10 milionë euro për këtë fond dhe njëkohësisht.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha efiçienca e energjisë dhe energjia e ripërtërishme janë sektorë në të cilët duhet që të ketë investime.

Ndërkaq, Drejtori i Bankës për Kosovë, Marco Mantovanneli tha se ky është projekt do të sigurojë jetë me të shëndetshme për qytetarët dhe mundëson kursimin e energjisë.

Lexoni edhe: