Në Itali mbahet edicioni i tretë i çmimit dedikuar Nënë Terezës

Në Pallatin Mbretëror në Milano të Italisë është mbajtur edicioni i tretë i Çmimit “Himn Jetës” dedikuar veprave të shenjtores Nënë Tereza.

Ky çmim promovohet dhe organizohet nga Fondacioni shkencor humanitar “Ali Spahia”, fondacion që drejtohet nga Nausika Spahia, presidente e fondacionit dhe ish-Konsulle e Shqipërisë në Milano dhe nga Dr. Bardh Spahia, ish-zv. ministër i Shëndetësisë, transmeton syri.net.

Gjatë këtij edicioni u shpërndanë çmime të shumta për: Telethon, Emergency, Qendres Dino Ferrari qe përfaqësohej nga Maria Luisa Trussardi, Barbara Benedettelli per shoqatat Italia Vera dhe Diamo Valore alla Vita e cila shoqërohej gjate eventit nga bashkëshorti Claudio Brachino, Marina Militare Italiane e përfaqësuar nga Admiral Roberto Camerini, Komuniteti i Sant’Egidio, pergjegjësi i kulturës në Bashkinë Milano Dr. Del Corno i cili përshëndeti te ftuarit, Zv. Prefekti i Milanos Dr. Darco Pellos i cili dha çmimin për Campus Party si dhe anëtarë të trupit konsullor të Milanos dhe Lombardisë, sipërmarrës te njohur italianë, personazhe nga bota e spektaklit dhe kinemase si: Barbara D’Urso, Alba Parietti, Filippa Lagerback, Rossana Rodà, Roberto Alessi me Betta Guerreri, Candida Morvillo” Riccardo Signoretti, Barbara Bouchet, Paola Manfrin, Arturo Artom me bashkëshorten Alessandra Repini, Barbara Snellenburg, Paola Neri, Alessandra De Marco etj.

Lexo edhe:  Vazhdon ‘lufta’ në rrjetet sociale mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna (Foto)

Iniciativa e krijimit të këtij fondacioni lindi për të vazhduar në hapat e aktivitetit dhe parimeve të Dr. Ali Spahisë, mjek kirurg, figurë politike dhe një nga intelektualët më të njohur. Dr. Spahia mbetet një shembull i jashtëzakonshëm i kontributit të vazhdueshëm personal në promovimin e jetës, te kurës, të shkencës dhe kulturës njëherazi me bamirësinë dhe impenjimin social.

Lexoni edhe: