Naser Gjinovci tregon se kujt ia dedikuan këngën “Krejt njëjtë”

Që në publikimin e saj, shumë media e etiketuan si një këngë dedikim për Shpend Ahmetin.

Madje përveç për “Minatorit”, këtë punë ia mveshen edhe televizionit publikë RTK.

E derisa sot në titujt e mediave elektronike zë vend  lajmi se “Shpend Ahmeti në panik: Braktis debatin zgjedhor në RTK për shkak të këngës së Minatorit”, lideri i këtij të fundit ka deklaruar për kolona.info se kjo këngë nuk i dedikohet  Shpend Ahmetit.

“Po ju duhet reputacion. Unë nuk e kam te kjartë. Kurrë s’kemi bo kangë si dedikim për dikë, apo për politikën. Karrierën nuk e kanalizojmë kundër dikujt tjetër e aq ma pak të një instuticioni të veçantë, siç është televizioni publik, është çmendi. Është apsurde. Është turp me shti në lojë rtk-në edhe Minatorin”, ka theksuar rok këngëtari, duke bërë me dije se nuk do ta bënin një gjë të tillë veçanërisht për hirë të 35 vjetëve karrierë muzikore të grupit “Minatori”

Lexo edhe:  Universitetet në rajon intensifikojnë bashkëpunimin

“Se shtimë karrierën tonë në politika ditore. Këta (mediat) po kqyrin me përfitu ma shumë. Por, nuk ka ndërhyrje në këtë punë… është absurditet”.

Gjinovci gjithashtu ka bërë me dije se nuk ka konkurrencë ndërmjet politikës dhe atij apo grupit muzikorë pjesë e së cilit është që nga themelimi.

“Mua nuk më kanë konkurrent politikanët e as unë ata. Por do t’i lutesha që ta dëgjojnë edhe njëherë këngën, të gjithë ata që mendojnë se këtë këngë ia kemi dedikuar dikujt. Besoj do të bindën për të kundërtën”.

Lexo edhe:  Kjo është fotoja e parë e Vllasit në QKUK, ja gjendja e tij (Foto)

Lideri i ‘Minatorit” gjithashtu ka nënvizuar se kjo nuk duhet të jetë brengë për të.

“Fundi i fundit është brenga ime ma e vogël. Kush i ka dëgjuar këngët e “Minatorit” e di shumë mirë që rreth 80 për qind kanë pas protestë politikë, por këto kanë qenë për pakënaqësitë e përgjithshme, dhe asnjëherë nuk jemi drejtuar në një adresë. Përveç këngëve nga të 80-at apo 90-at kur dihej situata politike, dhe disa nga këngët e atëhershme nuk janë emituar në TV”, ka përfunduar Gjinovci.

Lexoni edhe: