Lirohet Stresi

Gjykata e Tiranës ka liruar Arkimed Lushajn, reperin e njohur me nofkën Stresi

Në seancën e masës së sigurisë së zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë u vendos masa “detyrim me paraqitje”, transmetojnë mediat shqiptare.

Ai u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në Tiranë pasi u kap duke konsumuar drogë.

Dy vite më parë, Stresi u arratis nga komisariati i policisë në Tiranë.

Lexoni edhe: