Kurti: Bordi i Telekomit i lidhur me pushtetin, Kuvendi të ndërhyjë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë kohës për deklarime jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, ka folur për situatën në Telekomin e Kosovës.

Kurti tha se Telekomi është duke shkuar drejt falimentimit andaj edhe Kuvendi do të duhej të bënte diçka lidhur më këtë. Ai tha se Kuvendi do të duhet të nxjerr një rezolutë e cila ndër të tjera do të emëronte një menaxhment të krizës për dy vite, raporton eo.

Sipas deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Qeveria po bën krejt diçka tjetër dhe kjo vërehet nga zgjedhja e bordit jo kompetent e i lidhur me pushtetin.

Lexo edhe:  Agim Bahtiri lë kryetarllëkun, fillon punë në qebaptore (VIDEO)

“Qeveria po shkon në drejtim tjetër bordi i zgjedhur me 28 mars dominohet nga persona jokompetentë dhe të lidhur me pushtetin”. Telekomi i Kosovës ka gjetur një ekspert të krimit nga filiali në Drenas i cili qëllim që të jetë edhe kryetar i kësaj dege në Drenas”.

Lexoni edhe: