Kek i lëngshëm me mollë

Meqë jemi në stinën e mollëve, përse të mos e provojmë këtë kek të jashtëzakonshëm? Përgatitet shumë shpejt, por akoma më shpejt konsumohet.

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë qumësht

1 gotë vaj

1 gotë sheqer

1 gotë grizë/ermik/semolina

2 lugë gjelle biskota të bluara

3 lugë gjelle kakao

1 pluhur pjekurinash

1 sheqer vanilje

5 molla

Për kremin:

1 ½ gotë sheqer

2 gota qumësht

100 gr cokollatë gatimi

125 gr gjalpë

2 lugë gjelle cokokrem/eurocrem

Udhëzimet

Së pari pastrohen, qërohen e grihen në rende mollat.

Sheqeri, griza, biskotat e bluara, pluhuri për pjekurina, vanilja e kakao bëhen të gjitha bashkë e përzihen mirë.

Lexo edhe:  Omletë me vezë dhe djathë dhie

Shtohen vezët e tundura vecmas, qumështi e vaji. Masa përzihet edhe një herë mirë.

Më pas shtojmë mollët dhe bëjmë edhe një përzierje të mirë të brumit. Keku i përgatitur piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40 minuta.

Pak para nxjerrjes së kekut nga furra, përgatisim në zjarr mesatar kremin. Kremi i nxehtë i hidhet kekut të nxehtë.  Pas ftohjes, keku pritet në format e dëshiruara.