Idrizi premton përkrahje për kompanitë vendore

Zhvillimi ekonomik në Mitrovicë është prioriteti kryesor, ndërsa përkrahja e bizneseve si masë e parë shtytëse në këtë kuadër.

Kështu theksoi kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, gjatë vizitave nëpër biznese, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Duke shpalosur detaje nga programi për mandatin e ardhshëm qeverisës në Mitrovicë, ajo tha se në kuadër të shtyllës për zhvillim ekonomik, parashihet  themelimi i zyrës për zhvillim ekonomik lokal – përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin, monitorimin dhe udhëheqjen e planit të zhvillimit ekonomik lokal dhe pika kontaktuese e bizneseve dhe komunës. “Përkrahja dhe promovimi i kompanive dhe prodhimeve vendore, është një pikë e veçantë në këtë shtyllë”, tha ajo.

Lexo edhe:  Publikohen rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës

Gjithashtu Idrizi përmendi edhe Fondin e punësimit për fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus të veçantë tek gratë dhe rinia dhe krijimin e një ambienti të favorshëm fiskal për ndërmarrjet dhe për investitorët e rinj për punësime të reja. “Shumë me rëndësi është edhe fuqizimi i parqeve të biznesit, si atij të bërë më herët, dhe funksionalizimi – përfundimi i infrastruktures në Zonën e lirë ekonomike, lehtësirat tatimore për biznese etj”, transmeton Klan Kosova.

Lexoni edhe: