Hekuran Kryeziu: “Do të vijnë ditë të mira për Kosovën, faleminderit Bunjaku”

Kryeziu e pranon se Kosova ka zhgënjyer me paraqitje në kualifikueset për Botërorin e Rusisë. Ai shpreson për ditë më të mira në të ardhmen.

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është i zhgënjyer me kualifikimet e para dhe historike për Kombëtaren ku në 10 ndeshje pësoi nëntë humbje dhe mori vetëm një barazim.

Por, 24 vjeçari që aktivizohet te Luzern në Zvicër, tha se do ta vazhdojnë të bartin me krenari fanellën e Kosovës dhe shpreson për ditë më të mira për Kombëtaren.

“Mbyllen kualifikimet e para për ne. Hapat e parë janë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Kemi dëshpëruar me rezultatet por ne do të vazhdojmë ta bartim me krenari fanellën e Kosovës duke besuar se një ditë do të vinë ditë të mira. Faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, ka shkruar Kryeziu.

Lexo edhe:  Sulmojnë policinë, arrestohen dy persona

Mesfushori i Kosovës falënderoi edhe trajnerin, Albert Bunjaku, që në humbjen 2:0 kundër Islandës i dha lamtumirën Kombëtares.

“Në fund dua ta falënderoj edhe trajnerin Albert Bunjaku për gjithçka që ka bërë për Përfaqësuesen dhe ne futbollistët. Faleminderit dhe shumë suksese trajner”, ka vijuar mesfushori i Kosovës.

Mbyllen kualifikimet e para për ne. Hapat e parë janë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Kemi dëshpëruar me rezultatet por ne do të vazhdojmë ta bartim me krenari fanellën e Kosovës duke besuar se një ditë do të vinë ditë të mira. Faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë.
Në fund dua ta falenderojë edhe trajnerin Albert Bunjaku për gjithçka që ka bërë për Përfaqësuesen dhe ne futbollistët. Faleminderit dhe shumë suksese trajner.
#meKosoven #unbesoj #Dardanët #Kosova 🇽🇰💙💛

 

Lexoni edhe: