Guaca

Përbërësit

250 gr gjalpë

5 lugë gjelle sheqer

1 sheqer vanilje

2 vezë

1 gotë uji qumësht i vakët

tharm buke

recel kumbulle

marmelatë e përzier

sheqer pluhur

Përgatitja

Tharmin e bukës e fermentojmë me qumësht. Më pas duke përdorur të gjithë përbërësit bëjmë një brumë të butë.

Brumin e vëmë në një vend të ngrohtë që të dyfishohet në masë. Pastaj e ndajmë në kulec të vegjël, të cilët i mbushim me recel ose marmelatë sipas dëshirës. Më pas i palosim në formë gjysmëhëne dhe i mbyllim me ndihmën e një piruni.