FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina mëson edhe kundërshtarin e fundit të grupit G

Sigal Prishtina përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit të Grupit, G.

Pas Belfius Mons-Hainaut dhe Demir Insaat, Prishtinës i bashkohet edhe ekipi ukrainas BC Khimik.

Ky i fundit është dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Ukrainës.

Të gjitha grupet e FIBA Europe Cup

Ndeshja e parë e SIGAL Prishtinës në Grupin G, do të jetë më 18 tetor në Mons të Belgjikës kundër skuadrës nga ky qytet Belfius-Mons Hainaut.

Kurse takimi i radhës i “Bardhekaltërve” do të zhvillohet të mërkurën më 25 tetor në Prishtinë ndaj ukrainasve të Khimik.

Lexo edhe:  Sofia Vergara publikon linjën e të brendshmeve

Kujtojmë se Belfius-Mons Hainaut është dy herë fituese e Kupës së Belgjikës.

Vlen të theksohet se Demir Insaat vitin e kaluar ishte çerek finalist në FIBA Europe Cup.

Lexoni edhe: