Ed Sheeran planifikon të ndërtojë një barrierë rreth shtëpisë së tij tetë milionë dollarëshe në Londër

Ed Sheeran po planifikon të instalojë pesë kangjella këmbë jashtë shtëpisë së tij në Londër, për të ndihmuar në forcimin e sigurisë jashtë pronës së tij me katër dhoma gjumi.

Kërkesa e këngëtarit 27 vjeçar është të “parandalojë mundësitë për të pastrehët që të flenë jashtë shtëpisë së tij, e cila ka vlerën tetë milionë funte”.

Ed Sheeran (Foto: Getty Images)

Për sqarimin e këtij vendimi të këngëtarit, zëdhënësi i Sheeran tha: “Ky është një aplikim i planifikimit standard, i cili nuk është shkruar nga Ed, dhe nuk reflekton pikëpamjet e Edit apo ndjenjat e tij për të e pastrehët”.

Lexo edhe:  Konfirmohet se u përdorën armë kimike në Siri

Agjenti i planifikimit hapësinor, Paul Smith zbuluan se planet për të punuar me këshillin ‘janë plotësuar me barriera’, pasi një numër fqinjësh i kanë quajtur kangjellat si ‘të dëmshme për zonën e ruajtjes’.

(Foto: Getty Images)

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i hitit “The A Team” ka tentuar të përmirësojë sigurinë në shtëpinë e tij, pasi një kërkesë e tij e mëhershme për një gardh u hodh poshtë nga këshilli, raporton The Sun.

Ylli i talentuar më parë kishte treguar për përvojën e tij si i pastrehë në kryeqytetin anglez.

Lexo edhe:  Naim Maloku me një propozim interesant për formimin e Qeverisë

Kjo ishte zbuluar në ditarin e tij katër vjet më parë, ku ai kishte shkruar: “Ka pasur një hark jashtë Pallatit të Buckingham-it, që ka një kanal të ngrohjes, dhe kam kaluar disa netë atje”.

(Foto: Getty Images)

Lexoni edhe: