Cikalleshi gjen sërish rrjetën në Turqi

Sokol Cikalleshi ka shënuar një tjetër gol me peshë në kampionatin turk, teksa ka ndihmuar skuadrën e tij, Osmanlispor të marrë një barazim 3-3 ndaj Trabzonsporit.

Në sfidën e javës së 29, Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe rihapi takimin duke e çuar rezultatin në 2-3, ndërsa takimi i barazua nga Cagiran në minutën e 83-të.

Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 73-të, kur mori një top të bukur pranë pikës së penalltisë dhe pasi shmangu ndërhyrjen e një mbrojtësi kundërshtar, kaloi topin poshtë këmbëve të portierit.

Lexo edhe:  Taulant Xhaka: Largimet nuk do na dëmtojnë, secili e ka talentin për vete

Ky barazim ishte me mjaft vlera për Osmanlispor, që po lufton për t’i shpëtuar rënies nga Superliga turke, ndonëse ndodhet në pozita aspak komode. /TCH/

 

Lexoni edhe: