Bota e artit në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare, regjisori i njohur Milos Forman.

Është shuar regjisori i njohur Hollywood-ian, Milos Forman, i cili njëherësh është edhe fitues i dy çmimeve “Oscar”, shkruan The New York Times, transmeton lajmi.net.

“One Flew Over the Nest” ishte krijimi më i famshëm i Forman me të cilin fitoi çmimin prestigjioz, ndërsa njihet për një numër të madh krijimesh të cilat janë vlerësuar lartë prej kritikëve.

Vdekjen e Forman, i cili ishte i lindur në Çekosllovaki, e ka konfirmuar agjenti i tij, Dennis Aspland.

Kujtojmë që filmi “Amadeus” ishte krijimi tjetër me të cilin Milos Forman kishte fituar çmimin “Oscars”.

Lexo edhe:  “Paketohen” aktorët e “O sa mirë”

 

Lexoni edhe: