Berisha i shqetësuar nga fjalori i përdorur në seancat e Kuvendit: Të mbrojmë fëmijët nga gjuha e pistë

Fjalët që janë përdorur kohës së fundit në seancat parlamentare në Kuvendin e Kosovës, janë komentuar shumë për të keq. E ato kanë detyruar të reagoj edhe profesorin e etikës në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha, përcjell kolona.info.

Ai ka kërkuar që seancat e Kuvendit të Kosovës të transmetohen në media pas orës 24 pasi që sipas profesorit fjalët që po përdorën aty janë në dëm të fëmijëve.

“Për të mbrojtur fëmijët nga një këso gjuhe joetike, të pistë, kërcënuese dhe ofenduese, mbledhjet e Parlamentit të Kosovës, do t‘ishe mirë të transmetohen në medie pas orës 24”, ka shkruar Ibrahim Berisha në llogarinë e tij sociale./Kolona.info