“Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka shënuar progres ndër vite”

Ministria e Arsimit është e përkushtuar që procesi i kualifikimit të vazhdojë sipas standardeve dhe kritereve në bazë të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës, e që është në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.

Kështu u tha në debatin lidhur me zbatimin e Ligjit për Kualifikimet Kombëtarë nga institucionet përgjegjëse, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshilli drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Në debat u diskutua për temat: analizimi i situatës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional për Arsimin Profesional, detyrat dhe obligimet në zbatimin e KKK-së, implementimi i vendimit nr. 189/01 për IAAP, etj.

Lexo edhe:  Eni lanson ‘Your Love’ (Video)

Këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Fehmi Hysenaj foli për rëndësinë e debatit sa i përket trajtimit të temave të përfshira për diskutim. Ai bëri apel që të gjitha institucionet e arsimit profesional të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për akreditim, në mënyrë që të kemi diploma të pranueshme kudo në tregun e punës.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Lah Nitaj ka thënë se AKK ka shënuar progres ndër vite dhe konsiderohet institucion kredibil, i cili përmbush obligimet dhe detyrat ligjore, në funksion të shoqërisë kosovare.

Nitaj ka theksuar se AKK deri më tani ka akredituar rreth 50 institucione të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe janë aprovuar 35 kualifikime profesionale, ndërkaq ka bërë të ditur se, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe rritjes së transparencës, këtë vit pritet që të fillohet me monitorimin e institucioneve të akredituara.

Lexo edhe:  Dyshja Blunt dhe Real 1 sjellin “Verën”

Në këtë debat gjithashtu u tha që do të merren të gjithë hapat e nevojshëm që raportimi në Bruksel për vitin 2018 të përgatitet në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të shënohet progres në këtë aspekt.

Lexoni edhe: