Aksident te Liqeni i Badovcit, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, tek Liqeni i Badovcit.

Dy vetura janë përplasur mes veti ndërkohë ende nuk ka informacione për lëndime apo viktima.

Siç shihet në fotot e dërguara nga lexues të Indeksonline dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e aksidentit është paraqitur policia rrugore e cila është duke u marrë me rastin.

Ndërkohë kolona e veturave është bërë e gjatë deri në largimin e veturave nga vendi i aksidentit.

Lexoni edhe: