Ahmeti viziton Çerdhen e Re në Kodrën e Trimave

Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave.

Çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane”, tha Ahmeti.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”.

Lexo edhe:  Jep dorëheqje kryeministri David Cameron

Kjo çerdhe do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë.

Për vitin 2018, janë planifikuar edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik.

Lexoni edhe: