Abdixhiku: Qeveria Haradinaj me 25 për qind të kabinetit me aktakuzë

Deputeti nga radhëët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se është e çuditshme se si pas ngritjes së aktakuzave për disa ministra e deputetë nga Prorkruroria e Kosovës, Qeveria ende I mbanë në poste.

Ai i ka drejtuar pyetje kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, dhe kryeministrit se si i mbajnë rreth vetës sipas tij njerëz me aktakuzë.

“Ajo që të shkon ndërmend menjëherë është se si është e mundur që një kryetar partije ai i PDK-së të mbajë rreth vetës njerëz më kaq shumë aktakuza, për krim e korrupsion. Çështja e dytë është se si një kryeministë Qeverije mund të punoj me kaq shumë njerëz rreth vetës që kanë aktakuzë. Ka pesë ministra në peshorën e drejtësisë, e ka 25% të kabinetit me aktakuzë. Asnjë Qeveri në ndonjë vend tjetër nuk mban zyrtarë rreth vetës me aktakuzë”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Lexo edhe:  Vetëvendosja i fut në listë edhe aktivistët e dyshuar për terrorizëm  

Abdixhiku ka kërkuar nga kryeministri të shkarkohen zyrtarët me aktakuzë.

“E kuptoj që secili është i pafajshëm deri në shpalljen e vendimit mirëpo duhet dorëzuar detyrën deri në këtë vendim. I bëj thirrje kryeministrit të shkarkoj të gjithë ata që mbajnë aktakuzë dhe marrin fonde nga qytetarët”, ka thënë ai

Lexoni edhe: