A është afër dasma e Blake me Gwen?

A do të ketë dasmë së shpejti për çiftin simpatik Blake Shelton dhe Gwen Stefani?

Një gjë e tillë mund të ndodh, ndonëse jo së shpejti. Të paktën kështu ka thënë vet këngëtari i muzikës country, në një intervistë në CMT me Cody Alan.

“E mendoj një gjë të tillë. Nuk mendoj që do të ndodh së shpejti, por e mendoj. Sa më shumë kohë që kalon besoj që jeni me afër një vendimi” është shprehur Shelton.

E dashura e tij Gwen Stefani gjithashtu ka folur për një martesë të mundshme me Blake, gjatë një interviste te The Ellen DeGeneres Show javën që shkoi.